Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seanca konstituive e Kuvendit: Paçarizi dhe Hamiti komentojnë formimin e Qeverisë (VIDEO)

NULL NULL
10.02.2026 22:42

Lidhur me formimin e qeverisë së Kosovës dhe seancës e nesërme konstituive, opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova theksoi se nuk ka hapësirë për marrëveshje politike dhe se opozita nuk ka asnjë arsye për të mbështetur Vjosa Osmanin, përveçse nëse frikësohen nga mundësia e zgjedhjeve të reja.

Ai e quajti këtë situatë të tensionuar si një moment ku “pazari” politik nuk ka vend.

“Nuk ka hapësirë për marrëveshje politike, kurdo që bohet qeveria, nuk mbetet as vend për atë që ne po quajmë “Pazar”. Zoti Kurti i ka kryer puntë e veta. Partitë opozitare, nuk kanë asnjë arsye me votu Vjosa Osmanin. Veç frika me i çu në zgjedhje munden aksidentalisht me ia bë korumin”, tha Paçarizi.

Në anën tjetër, opinonistja Vjosa Sadriu – Hamiti tha se LVV tash e pranon edhe nënkryetarin e Listës Serbe, pasi sipas saj e arritën rezultatin zgjedhor që deshën

“Albin Kurti dhe VV kanë arritur që të shkojnë dy herë në zgjedhje dhe të marrin numrin që e kishin pretenduar qysh në shkurt. Dhe kjo zgjedhja e nënkryetarëve të parlamentit ka qenë traditë dhe kushtetuta dhe rregulloret e kanë pa, mirëpo ata insistonin që ta ndajnë nënkryetarin e minoriteti serb nga të tjerët, që po del që kishte krejt një strategji e planifikuar që të shkohet dy herë në zgjedhje”, tha opinionistja Vjosa Sadriu – Hamiti.

lajme të ngjashme