Seanca e parlamentit francez u ndërpre pasi deputeti valëvit flamurin palestinez NULL NULL 28.05.2024 18:17 28.05.2024 18:17 Seanca e parlamentit francez u ndërpre pasi deputeti valëvit flamurin palestinez Shefja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yael Braun-Pivet ka pezulluar një seancë të dhomës së ulët të parlamentit pasi Sebastien Delogu, deputet i partisë La France Insoumis (LFI), valëviti një flamur palestinez për të tërhequr vëmendjen ndaj luftës izraelite në Gaza. “Kjo nuk është e tolerueshme,” tha Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën. “Ne do të vazhdojmë të mbajmë zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës”, tha partia LFI më vonë në X, ku postoi videon e incidentit. Valvajtja e flamurit u zhvillua ndërsa ministri i ri i tregtisë, Franck Riester, po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me luftën në Gaza, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv.