Së shpejti testimet tek njerëzit për vaksinën kundër kancerit NULL NULL 29.03.2018 15:00 29.03.2018 15:00 Një vaksinë kundër kancerit ka shëruar 97% të tumoreve në gjak në testimet tek minjtë dhe pritet të testohet tek njerëzit e prekur nga limfoma gjatë këtij viti. Pacientët që do të marrin vaksinën, e cila përmban dy ilaçe të siguruara, nuk do të kenë nevoje për kimioterapi. Efektet anësore të kësaj vaksine besohet se janë temperatura dhe ënjtja e vendit të injeksionit. Në qoftë se aprovohet, ekspertët besojnë se tretmani do të jetë i qasshëm pas 2 ose 3 vjetësh. Kjo vaksinë funksionon duke aktivizuar sistemin imunitar për të sulmuar tumoret. Një tretman i tillë pritet që të ketë sukses në trajtimin e limfomës në fazat fillestare.