I riu që vrau aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje NULL NULL 23.07.2026 18:17 23.07.2026 18:17 Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në Komunën e Deçanit ku një i ri nga pakujdesia ka vrarë aksidentalisht babanë e tij. Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar, ndërsa janë autorizuar edhe veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera hetimore”, thuhet në komunikatë. Erdonit Hasanramajn dyshohet se nga pakujdesia vrau aksidentalisht me armë zjarri babanë e tij, Shpend Hasanramaj. Vrasja aksidentale në Deçan: Ky është viktima, djali në pranga