Guardiola drejt refuzimit të Italisë, pengesa kryesore mbetet paga NULL NULL 23.07.2026 18:32 23.07.2026 18:32 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po shkon drejt refuzimit të ofertës për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë. Sipas raportimeve, arsyeja kryesore është diferenca e madhe mes kërkesës financiare të teknikut katalanas dhe asaj që ofron Federata Italiane e Futbollit. Guardiola kërkon një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit, ndërsa Italia është e gatshme t’i ofrojë vetëm 10 milionë euro në sezon. Megjithatë, Federata Italiane do të presë vendimin përfundimtar të Guardiolës përpara se të kalojë te alternativat e tjera. Në rast se marrëveshja nuk arrihet, kandidatët kryesorë për stolin e Azzurrëve.mbeten Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Roberto Mancini.