Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Së paku dy të vrarë e tetë të plagosur në një kishë në Michigan

NULL NULL
28.09.2025 23:59

Të paktën dy persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, ku një është në gjendje kritike, pas një sulmi me armë dhe një zjarri në një kishë në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, autori i dyshuar është një 40-vjeçar, i cili më pas u vra pas një shkëmbimi zjarri me autoritetet policore.

Policia tha se i dyshuari “përplasi makinën përmes derës kryesore, doli prej saj dhe nisi të qëllonte” me një pushkë automatike, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në kohën e ngjarjes në kishë ndodheshin “qindra persona”, teksa policia tha se presin të gjejnë viktima të tjera pasi zjarri të shuhet plotësisht.

lajme të ngjashme