Benfica siguron Clement Lenglet, firmos kontratë trevjeçare NULL NULL 28.06.2026 19:11 28.06.2026 19:11 Benfica ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit francez Clement Lenglet, i cili largohet nga Atletico Madrid për të nisur një aventurë të re në Portugali. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin nga Lisbona, duke u bërë një nga përforcimet kryesore të Benficës për sezonin e ri, transmeton Klankosova.tv. Me përvojë të madhe në futbollin evropian, Lenglet synon të sjellë stabilitet dhe eksperiencë në repartin defensiv të Benficës, e cila po vazhdon të përforcohet për sfidat që e presin në kampionat dhe në garat evropiane.