Interi dhe PSG në garë për Camavingan, Real Madridi vendos çmimin NULL NULL 28.06.2026 19:35 28.06.2026 19:35 E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madridi mbetet e paqartë. Sipas AS, mesfushori francez po ndiqet me interes nga Interi dhe Paris Saint-Germaini, ndërsa klubi madrilen ka vendosur edhe çmimin për kartonin e tij, transmeton Klankosova.tv. “Los Blancos” janë të gatshëm të dëgjojnë oferta prej rreth 60 milionë eurosh, shifër që konsiderohet pika e nisjes për negociatat me klubet e interesuara. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të varet nga trajneri Jose Mourinho. Pas përfundimit të Kupës së Botës, portugezi pritet të zhvillojë një bisedë vendimtare me Camavingan, ku do të përcaktohet e ardhmja e francezit. Nëse nuk bind trajnerin për rolin e tij në skuadër, mesfushori mund të shqyrtojë ofertat që do të vijnë nga jashtë Spanjës.