Scholz viziton rajonet e goditura nga përmbytjet në Gjermaninë jugperëndimore NULL NULL 18.05.2024 23:27 18.05.2024 23:27 Kancelari gjerman, Olaf Scholz vizitoi rajonet e përmbytura në jugperëndim të Gjermanisë, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pas reshjeve të mëdha. Kancelari gjerman, Olaf Scholz vizitoi rajonet e përmbytura në jugperëndim të Gjermanisë, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pas reshjeve të mëdha. Scholz anuloi pjesëmarrjen e tij në një fushatë zgjedhore të Parlamentit Evropian në shtetin e Saarland, në kufi me Francën dhe Luksemburgun, për të treguar solidaritet me banorët e Kleinblittersdorf të cilët janë prekur nga përmbytjet, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv. Ai eci nëpër fshat me guvernatoren rajonale, Anke Rehlinger, dhe foli me banorët lokalë dhe personelin e shërbimeve të urgjencës, të cilët i janë përgjigjur mijëra kërkesave për ndihmë.