Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sateliti 88 milionë dollarësh zhduket në hapësirë

NULL NULL
03.07.2025 20:01

Një satelit me vlerë 88 milionë dollarë i projektuar për të zbuluar çlirimet e metanit, gazit që ngroh planetin, nga prodhimi i naftës dhe gazit, është humbur në hapësirë, duke shënuar një pengesë të madhe për përpjekjet për klimën.

Sateliti MethaneSat, i cili kishte mbështetjen e Google dhe miliarderit Jeff Bezos, u lançua vetëm vitin e kaluar në bordin e një rakete Elon Musk SpaceX, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai kishte për qëllim të mblidhte të dhëna për pesë vjet mbi burimet e gazit të fuqishëm serrë, i cili është përgjegjës për gati një të tretën e ngrohjes së shkaktuar nga njeriu, për të ndihmuar në kufizimin e shkelësve më të ‘këqij’.

Fondi i Mbrojtjes së Mjedisit, OJQ-ja që mbikëqyr satelitin, tha se komunikimi u humb dhjetë ditë më parë dhe aktualisht po ndërmerr një hetim për atë që ndodhi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.