Sassuolo e thellon Fiorentinën në krizë edhe më të madhe NULL NULL 06.12.2025 17:08 06.12.2025 17:08 Sassuolo shënoi fitore të lehtë 3-1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e zhvilluar në Mappei Stadium, duke e zhytur edhe në shumë klubin Viola në fundin e tabelës. Kriza e Fiorentinës nuk ka ta mbaruar, pasi edhe këtë herë humbi në udhëtim, apo më saktë, regjistroi disfatën e 8,të sezonale karshi asnjë fitore deri tash pas 14 xhirove. Në fakt, mysafirët shënuan të parët me penaltinë e kthyer në gol nga Rolando Mondragora, por kjo ishte krejt nga Fiorentina. Barazoi Cristian Bolpato, kurse Tarik Muharremovic i dha epërsinë e parë Sassuolos. Golin e tretë dhe të fundit për vendasit e shënoi Ismael Kone. Në xhiron e ardhshme Sassuolo luan në udhëtim te Milan, por pa trajnerin e tyre Fabio Grosso, i cili u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Fiorentina do të kërkojë fitoren e parë ndaj Veronës