Sara: Mirënjohje 1 milion herë atyre që më mbështetën në BBVK3 (VIDEO) NULL NULL 16.03.2025 15:34 16.03.2025 15:34 Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, është shprehur falënderuese ndaj gjithë personave që e mbështetën atë në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të madhe në vend. Në emisionin Sol të Klan Kosovës, ajo ka treguar për dashurinë që mori jashtë shtëpisë kur doli nga mbështetësit e saj. “Ka pasë shumë gra që më kanë thënë shpresojmë që vajzat e tona të bëhen si ti, ose të lumtë prindërit që të kanë rritur. Kanë kontaktuar prindërit e mi poashtu”. “Mirënjohje pa fund për të gjitha ato mesazhe, për të gjitha ato lule që më kanë ardhur në shtëpië, 1 milionë herë mirënjohje”, ka thënë Sara. /Klankosova.tv