Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Santana krijon grup të ri muzikor – “Mega Nova”

NULL NULL
18.08.2016 10:04

Pavarësisht se kush je dhe se çfarë aftësish ke, kur vendos të nisësh një grup muzikor me pianistin Herbie Hancock dhe saksofonistin Wayne Shorter, dy ikonat e muzikës jazz, është goxha një biznes.

Kur këtij kombinimi i shtohet edhe kitaristi Carlos Santana, legjendë në vete, krijohet një super gurop.

“I pyeta ata nëse s’e kishin problem që të përhapja thashetheme se do të krijonim dicka bashkë, dhe ata më thanë që mund ta bësh”, ka thënë legjenda Santana për Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

“Kështu, i nisa thashethemet dhe ja ku jemi. Jam shumë i emocionuar për shkak se me muzicientë si këta, gjithçka është e mundshme”.

Grupi i ri, që është pagëzuar me emrin Mega Nova – i emëruar sipas albumit të Wayne SHorter të vitit 1969 Super Nova, do ta bëjë paraqitjen e parë në një koncert në Hollyëood Boël me 24 gusht.

Kjo nuk është hera e parë që këta muzikantë luajnë bashkë për shkak se skena i ka bashkuar edhe më herët. Shumica prej anëtarëve të këtij grupi, kanë bërë muzikë bashkë në disa raste, ndërsa Santana dhe Shorter, kanë kohë që njihen, që nga viti 1988.

lajme të ngjashme