Sandra Oh thotë se fama e madhe nga ‘Grey’s Anatomy’ bëri që ajo të kërkonte terapi NULL NULL 01.09.2021 18:49 01.09.2021 18:49 Aktorja Sandra Oh thotë se rritja e shpejtë e famës me suksesin e serialit “Grey’s Anatomy” ishte traumatike dhe e bëri atë të kërkojë ndihmë nga një ekspert për këto çështje. Ajo e ftuar në “Sunday Today” me Willie Geist, foli për humbjen e privatësisë, kur u bë e famshme për herë të parë. Aktorja, e cila luajti Dr. Cristina Yang për 10 sezonet e para të dramës ‘Grey’s Anatomy’, tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Për të qenë krejtësisht e sinqertë, ishte traumatike. Arsyeja pse po e them këtë janë rrethanat që kërkojnë të bësh punën me shumë intimitet. Pra kur dikush humbet anonimitetin, kërkohen aftësi për të qenë realë më pas.” tha ajo. Oh tutje tregoi se nuk ishte në gjendje të menaxhonte vëmendjen që merrte kur gjendej në ambiente publike dhe kërkoi ndihmën e një eksperti për këto çështje. “Nuk po bëj shaka. Është shumë, shumë e rëndësishme, thjesht duhet të punosh për të gjetur mënyrën tënde për të qëndruar në këmbë. Dhe shumë herë kjo është duke thënë jo.” tha ajo. Aktorja kanadeze njoftoi largimin e saj nga shfaqja në vitin 2013. Ajo mori pesë nominime për Emmy dhe një Çmim Golden Globe për performancën e saj në serial.