Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sandra Oh fiton një tjetër glob të artë, ia dedikon prindërve të saj

NULL NULL
07.01.2019 10:30

Sandra Oh ka bërë një fjalim të përzemërt ndërkohë që pranoi çmimin e saj në Golden Globe 2019 të dielën në Beverly Hills, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 47-vjeçare fitoi çmimin e saj të dytë por këtë herë për punën e saj në “Killing Eve”. Ajo bëri histori si gruaja e parë aziatike për të fituar “Aktorja më e mirë” në një seri dramë në pothuajse 40 vjet.

Sandra më parë fitoi në vitin 2006 për aktoren më të mirë mbështetëse për punën e saj në “Grey’s Anatomy”.

“Kryesisht, ka disa njerëz që janë sonte këtu të cilëve u jam mirënjohëse që janë këtu me mua. Dua të falënderoj nënën dhe babanë tim”, tha Sandra gjatë fjalimit.

Ajo i falënderoi ata edhe në gjuhën koreane duke thënë “mami, babi, ju dua’.

lajme të ngjashme