Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samsung lanson në heshtje shfletuesin Galaxy

NULL NULL
10.09.2015 14:20

Samsung mund të jetë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, por jo çdo veprim apo lansim i saj bëhet publik.

Gjiganti korean ka bërë të disponueshëm në Google Play browserin (shfletuesin) e saj Galaxy. E gjitha kjo ka ndodhur pa asnjë lajmërim zyrtar.

Aplikacioni quhet “Internet for Samsung Galaxy” dhe sipas ZDNet ai është bërë pjesë e Google Play që në datën 24 gusht, pa e vënë askush re praninë e tij deri më sot.

Duhet të theksojmë se ky shfletues nuk mund të përdoret nga modelet e smartfonëve më të vjetër se Galaxy S6.

Galaxy vjen në formën e një aplikacioni të parainstaluar në pajisjet Galaxy, me emërtimin ‘Internet’. Ky shfletues i përshtatet më së miri pajisjeve Galaxy; lejon regjistrimin në faqet e preferuara përmes shenjës së gishtit dhe ofron mbështetje për sistemin e sigurisë Knox të Samsung.

Ky debutim vjen 5 muaj pasi në mediat u publikuan lajmet e para për ekzistencën e tij. U fol se Samsung po krijonte një shfletues të unifikuar i cili funksionon në smartfonët, tabletët dhe televizorët inteligjentë të kompanisë.

Nuk dihet ende nëse kompania do të vendosë ta bëjë Galaxy të disponueshëm dhe për pajisjet e vjetra Galaxy apo edhe për pajisjet Android.

(PC World Albanian)

lajme të ngjashme