Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore, Osmani pritet nga Zelensky dhe Plenkoviq në Dubrovnik (VIDEO) NULL NULL 09.10.2024 17:38 09.10.2024 17:38 Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj ukrainas Volodymyr Zelensky Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, po e përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, në Dubrovnik. Ajo sot është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy dhe Plenkoviq në fillim të Samitit të liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore. “Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar ndërkohë Osmani në Facebook.