Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samiti Trump- Kim: Kush janë truprojat misteriozë të Koresë së Veriut? (VIDEO)

NULL NULL
11.06.2018 09:24

Takimi historik mes udhëheqësit të Koresë së Veriut dhe atij të Jugut nuk pati si të kalonte pa vëmendjen e madhe tek sigurimi i  liderit korano verior, Kim Jong –un.

Bota u shtang kur panë pamjet e 12 trupave më të besueshëm dhe më të fuqishëm të Kim Jong-un të cilët vraponin rreth limuzinës së bosit të tyre saktësisht në prillin e këtij viti, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ajo nuk do të ishte hera e vetme ku truprojat do të shiheshin teksa bëjnë vrapim të tillë!

Skena të ngjashme mund të shihen edhe gjatë udhëtimit të Kim Jong-ut në Singapor, ndërsa ata duket të jenë më shumë se sa një pjesë e spektaklit, pasi kur bëhet fjalë për sigurinë e liderit, Koreja e Veriut nuk lë asgjë për fat të keq.

Ndërsa Analisti Michael Madden shpjegon më shumë për këtë.

Trupat misterioz të burrave të cilët kalojnë pranë limuzinës së Kim, janë pjesë  e Partisë Qendrore të quajtur 6, apo zyrtarisht në Kore e njohur si Zyra Kryesore e Adjutantëve.

Të njëjtit formojnë linjën e menjëhershme rreth liderit të tyre, ndërsa janë përzgjedhur nga rekrutët e Ushtrisë Popullore të Koresë të cilët përmbushin detyrimet e tyre kombëtare të shërbimit.

Kriteret për të fituar këtë detyrë përfshijnë kërkesën për të qenit i gjatë – shtatlartë saktësisht në të njëjtën lartësi sikurse udhëheqësi suprem e po ashtu të mos kenë dëmtime në të pamur.

Ata duhet të demonstrojnë arritje të caktuara një aftësi të lartë të tilla si gjuajtja me armë zjarri si dhe talent në artet marciale.

Së fundi, një truproje i nënshtrohet një hetimi rigoroz të sfondit në të cilin familja e tij ose e saj, duke shkuar prapa dy breza, është vëzhguar. Shumë personel të Zyrës kryesore të Adjutantëve janë të lidhur me familjen Kim, ose me familjet e tjera të elitës së Koresë së Veriut.

Truprojtorët trajnohen në një mënyrë të ngjashme me Forcat Speciale Operacionale të AKP-së.

Kjo përfshin trajnimin në përdorimin e armëve, teknikat e evazionit dhe një shumëllojshmëri të arteve marciale. Këto trupa iu nënshtrohen sfidave fizike të durimit, kondicionimit të sjelljes dhe stërvitjeve fizikisht të rrepta.

Përveç kësaj, ata kanë çfarëdo pije alkoolike, ushqime dhe cigare që Kim do të donte të shijonte gjatë kohës së tij në Singapor por paraprakisht ata i testojnë ato para se t’i shërbehet atij, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu  në mesin e tyre ka një departament mjekësor ku punojnë mjekët e tij personalë dhe personeli mjekësor, dhe të paktën dy prej këtyre njerëzve janë me të në Singapor.

 

lajme të ngjashme