Samiti i kryeliderëve: Kosova shqetëson Bidenin e Von Der Leyenin (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 19.10.2023 20:29 nga Besnik Tahiri 19.10.2023 20:29 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të premten më 20 tetor takohen me presidentin amerikan, Joe Biden, në Uashington. Treshja e madhe politike takohen për Samitin e dytë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, përderisa takimin e parë të këtij formati ata e mbajtën më 15 qershor 2021, në Bruksel, raporton Klan Kosova. Në vija të trasha, BE-ja njoftoi se takimi i liderëve euro-amerikanë do jetë mundësi për rritjen e partneritetit e ngushtë transatlantik. Temë e pashmangshme e samitit është edhe Ballkani Perëndimor, përfshirë dialogu Kosovë-Serbi. Ish-shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, konsideron se do të ishte mirë që nga ky samit njëzëri të dënohet akti i agresionit më 24 shtator në Zveçan, që sipas saj u bë nga Serbia. Por se një gjë të tillë e sheh zor të realizueshme. Ndërkohë po kritikohet qeveria për mos-punë karshi ngjarjeve të mëdha diplomatike siç pritet të jetë ajo e 20 tetorit. Në nivel botëror temat e diskutimit mes Biden, Von Der Leyen, Michel, janë lufta Izrael-Hamas, agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainë, dhe çështjet e raporteve ekonomike mes dy superfuqive botërore. /Klankosova.tv