Samiti i Berlinit, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale NULL NULL 16.10.2023 18:46 16.10.2023 18:46 Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është nënshkruar këtë të hënë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë. Në këtë marrëveshje shtohen tanimë disa profesione të tjera, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore. Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve. /oranews