Sam Fender kritikon kulturën e anulimit NULL NULL 11.07.2021 16:46 11.07.2021 16:46 Këngëtari dhe tekst-shkruesi britanik, Sam Fender, ka folur për kulturën e anulimit, dhe e ka kritikuar pretendimin e kësaj kulture që njerëzit duhet të jenë të përsosur. Fender njoftoi këtë javë për detajet rreth albumit të tij të ri, “Seventeen Going Under”, ku mes tjerash tha për NME-në se ndihet jokomod se si njerëzit i mprehin sfurqet e tyre duke mos i pranuar nuancat dhe të metat e tjetrit. “Nuk doja as t’ia nisja me ‘kulturën e anulimit’ sepse nuk dua që të tingëlloj si Piers Morgani, sepse e urrej atë fundërrinë”, ka thënë Fender. “Por është një shkallë e saj të cilës i mungon shëlbimi; njerëzit e beterosin. Secili është karakter me të meta. Nëse nuk e pranon që ke të meta, atëherë je një psikopat i djallit. Të majtit duket sikur janë të tillë, dhe të djathtit janë edhe më keq se që kanë qenë ndonjëherë. Politikisht, e kam humbur toruan”.