Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salla gati për pritjen e Johnson, asnjë deputet në Kuvend

NULL NULL
10.11.2016 10:38

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, që po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, do të marrë pjesë edhe në një seancë solemne të Kuvendit.

Siç njofton ekipi i Klan Kosovës nga terreni, salla e seancave plenare është e zbrazët dhe nuk ka asnjë deputet, edhe pse seanca pritet të fillojë brenda pak minutash.

Johnson tashmë ka arritur në Kosovë dhe në aeroport është pritur nga homologu i tij kosovar Enver Hoxhaj.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të qeverisë së Britanisë së Madhe, pas vendimit të këtij vendi për BREXIT.

lajme të ngjashme