Salla e Kuvendit pa sigurim NULL NULL 10.03.2016 10:30 10.03.2016 10:30 Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është para fillimit, por ajo që bie në sy është mungesa e sigurimit para foltores, gjë që herëve tjera ka ndodhur që sigurimi të jetë i vendosur aty,njofton Klan Kosova. Në këto momente thuajse të gjithë deputetët janë ulur në vendet e tyre dhe seanca pritet të fillojë pas disa minutash. Mbetet të shihet a do të ketë përsëri gaz lotsjellës nga Opozita.