Salihu: Me PDK-në në qeveri çdo vit do të ndahen 25 milionë euro bursa për studentët (VIDEO) NULL NULL 28.01.2025 21:59 28.01.2025 21:59 Rinia, zuri vend kyç sonte në emisionin Rubikon. Nga panelistët e ftuar u diskutua rreth rolit të rinisë në Kosovë dhe se çka po bëjnë partitë politike në angazhimin dhe ofrimin e një jete më të mirë në vend. Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës Arbnora Salihu, tha në Klan Kosova se programi i kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzës, parasheh një mbështetje e madhe për këtë kategori të shoqërisë. Ajo tha se në qeverisjen e Hamzës parashihet ndarja e 25 milionë eurove në vit për studentët e dalluar brenda dhe jashtë vetës. “Mendoj që është një shumë e konsiderueshme, sepse jepet për çdo vit dhe është edhe Fondi i Bursave i cili do të krijohet”, tha ajo në Klan Kosova.