Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salihaj: Thaçi po mashtron, ai ka qenë në krye të partisë që akuzohet për vrasje

NULL NULL
12.01.2017 00:21

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e  vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së janë deklarime për ta mashtruar opinionin publik, njofton Klan Kosova.

“Zoti Thaçi po bën deklarime publike, jashtë përgjegjësive të tij, për zbardhjen e rasteve, reformën zgjedhore, tash edhe me ekskursione në SHBA”

“Ai ka bërë deklarata publike për ta mashtruar opinionin. Ai ka qenë në krye të një partie politike që akuzohet se ka kryer këto vrasje”, ka thënë Salihaj në Ora e Fundit.

Ai shton se Kosova ka gjyqësor, prokurori dhe Agjencinë e Inetelegjencës, të cilat sipas tij janë mekanizma të fuqishëm, që po të duan mund t’i zbardhin të gjitha vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

“Këtu në Kosovë dikush ka bërë krime dhe gjithë ata që janë dënuar për krime politike, të gjithë janë të strukturave të PDK-së. Askush i LDK-së nuk është ndjekur, akuzuar apo gjykuar. Është çështje që dihet publikisht, tjetër është që disa e thonë, disa jo”, ka shtuar Salihaj.

lajme të ngjashme