Salah: Klubi më ka bërë kurban, ndeshja e ardhshme mund të jetë e fundit (VIDEO) NULL NULL 07.12.2025 08:04 07.12.2025 08:04 Pas një tjetër rezultati zhgënjyes për Liverpoolin në Premier League – një barazim 3-3 me Leeds – anësori i Reds, Mohamed Salah, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë me vendimin e trajnerit Arne Slot për ta lënë atë në stol për ndeshjen e tretë radhazi. Në një intervistë me tv2sport, anësori egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, deklaroi se pavarësisht arritjeve të tij, ai mendon se klubi po ia hedh padrejtësisht të gjithë fajin, duke e bërë atë “kurban”. “Nuk mund ta besoj, jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë kaq shumë për këtë klub dhe të gjithë e kanë parë këtë gjatë viteve, veçanërisht sezonin e kaluar. Ndihem se klubi më ka bërë kurban. Kështu e shoh unë”, tha Salah. Salah vuri në dukje se marrëdhënia e tij me trajnerin kishte qenë e mirë, por tani “papritmas ajo marrëdhënie thjesht nuk ekziston”. “Sinqerisht, për mua, kjo është e papranueshme. Nuk e di pse kjo më ndodh gjithmonë mua. Mo është fajtor për gjithçka sepse ai është problemi. Nuk mendoj se unë jam problemi”, shtoi Salah. Anësori ndau gjithashtu mendimet e tij përpara ndeshjes: “Dje fola me nënën time dhe i thashë se nuk do të isha në fushë. Ti nuk e dije këtë, por unë po. I thashë të vinte në ndeshjen tjetër sepse mund të jetë e fundit për këtë klub. Do të shohim çfarë ndodh më pas, por në mendjen time, do të përpiqem të shijoj lojën sepse nuk e di çfarë vjen më pas. Ndeshja do të jetë në Anfield, kështu që mund të jetë lamtumira ime para se të nisem për Kupën e Kombeve të Afrikës.” Këtë sezon, anësori egjiptian ka bërë nëntëmbëdhjetë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asiste. /Klankosova.tv