Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sainz fiton garën e Australisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Shpend Spahija 24.03.2024 10:51

Në mëngjesin e sotëm me kohën  tonë lokale është zhvilluar gara e madhe e Australisë në Formula 1, ku fitues doli Carlos Sainz i Ferrarit.

Spanjolli arriti ta shfrytëzojë largimin nga gara të Max Verstappen, për shkak të problemit me makinën e tij në xhirot e para.

Pozita e dytë i takoi garuesit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa në të tretën u pozicionua Lando Norris i McLaren.

Kjo ishte gara e tretë e sezonit, ndërsa e radhës do të zhvillohet më 7 prill në Japoni.

lajme të ngjashme