Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Saibari te Bayerni? Po kryhet

NULL NULL
04.06.2026 18:01

Marrëveshja për transferimin e Ismael Saibarit nga PSV te Bayern Munich është në fazat përfundimtare, ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano.

Testet mjekësore të Saibarit janë planifikuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa stafi i kombëtares së Marokut është informuar tashmë për planin .

“Marrëveshja për kushtet personale është arritur prej disa ditësh, ndërsa klubet janë shumë pranë dakordimit për shumën e transferimit dhe më pas do të ndiqen hapat formalë”, vijon njoftimi i Romanos.

Saibari shkëlqeu sezonin e kaluar me PSV-në duke arritur të shpallet sërish kampion i Holandës me ta.

lajme të ngjashme