Gjini njofton për aderimin në Aleancë të familjes së suksesshme nga Lipjani që jeton në Gjermani NULL NULL 04.06.2026 19:00 04.06.2026 19:00 Kryetari i Aleancës dhe i nominuari nga kjo parti për kryeministër të vendit, Ardian Gjini, ka pritur sot në zyrat e Aleancës një familje nga Lipjani, ndërmarrës të suksesshëm me veprimtari në Nuremberg të Gjermanisë. Ata kanë udhëtuar nga Gjermania në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit për të shprehur mbështetjen e tyre dhe për t’u bërë pjesë e vizionit të Aleancës për siguri, energji dhe zhvillim. Gjini ka theksuar se kur njerëzit e suksesshëm të diasporës rreshtohen krah Aleancës, ky është konfirmimi më i mirë se programi i saj është rruga e duhur përpara.