Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sabri Fejzullahu për Adelina Ismailin: Ti je diva e modestia e kombit shqiptar, ti je kultura e ngritja

NULL NULL
28.06.2024 08:38
Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu
Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi me këngëtaren Adelina Ismaili.

Krahas kësaj fotografie, Sabriu ka shkruar edhe disa fjalë për të, duke e quajtur ndër të tjera, divë të kombit shqiptar, përcjell Klankosova.tv.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim”.

“Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri”, ka shkruar tutje Fejzullahu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.