Sa vlejnë Ballkani dhe Cluj? NULL NULL 08.09.2022 14:48 08.09.2022 14:48 Me fillim nga ora 18:45, Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen historike në “Fadil Vokrri” ku në kuadër të UEFA Conference League do të përballet me kampionin e Rumanisë, Cluj. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova. Sa vlejnë këto dy skuadra në aspektin financiar? Sipas Transfermarkt, skuadra kosovare ka një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh (4.18 milionë). Derisa skuadra rumune e kap vlerën e afërsisht 30 milionë eurove (29.05 milionë).