Sa më pak gjëra në dhomën tuaj, aq më bukur duket NULL NULL 27.11.2016 23:00 27.11.2016 23:00 Asgjë më tepër nga çfarë duhet…Një krevat, mundësisht veshjet varur në një “dollap të jashtëm” dhe aq. Ky është arredimi i dhomave minimaliste. A e mendonit dot të jetonit në një dhomë të tillë? Pa komodinë, pa pasqyrë, pa dollap pa televizor…Ngjyra e bardhë dhe “pastërtia” është ajo çfarë simbolizojnë stilin minimalist. Sa më pak gjëra aq më mirë, dhoma ngjan e rregullt, e pastër, pa atë kaosin nga gjërat që ndodhen kudo rreth teje dhe ato pak gjëra që janë ndodhen pikërisht në vendin perfekt. Një lule, dy korniza varur dhe mrekullohesh se si këto dhoma kanë një pamje aq të këndshme. Në fotogalerinë e mëposhtme do të shihni disa arredime minimaliste të dhomave të gjumit, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.