Sa kanë ndryshuar bikinet ndër vite? (FOTO) NULL NULL 05.06.2019 10:30 05.06.2019 10:30 Deri në fund të shekullit 18-të njerëzit nuk e kishin idenë se kishin nevojë për një model të ri të rrobave që do ju shërbente për tu larë në det. Gjërat kanë filluar të ndryshojnë kur njerëzit filluan të udhëtojnë si turistë, sipas Bright Side prej atij momenti erdhi ideja e bikineve. Me daljen e transportit hekurudhor, njerëzit mund të udhëtonin shumë kjo e bëri turizmin dhe zhvillimin e vendpushimeve. Kështu personat e pasur kur shkonin në plazh merrnin me vete disa makina që në to futeshin dhe ndërronin rrobat për tu larë në det. Bikinet e para të grave ishin pantallona të shkurtër dhe një bluzë e gjatë si fustan, pos kësaj bikinet e grave ndryshuan modelin edhe kur lojërat olimpike u bënë sport zyrtar i lojërave, dizajnerët e atëhershëm sipas Bright Side u frymëzuan nga rrobat që u veshën aty. Në vitin 1930 ishte Coco Chanel ajo e cila ndryshoi ngjyrat dhe modelin e bikineve e cila i bëri të duken më të bukura se sa ishin. Lufta e Dytë Botërore transformoi të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe veshjet e plazhit. Ishte Louis Reard, dizajneri i cili solli ndryshimin më të madh tek bikinet ku ai i ndau ato në dy pjesë ato lartë dhe poshtë. Këtu më poshtë modelet e bikineve që ndryshuan ndër vite: 1910 1920 1930 1940 1950 1960 1970 1980 1990 2000 2010 2019