Sa do të jetë vlera e kundërtarifave të BE-së ndaj mallrave amerikane? NULL NULL 12.03.2025 08:55 12.03.2025 08:55 Bashkimi Evropian do të vendosë kundërtarifa mbi 26 miliardë euro për mallrat amerikane nga muaji i ardhshëm, tha të mërkurën Komisioni Evropian, duke intensifikuar një luftë tregtare globale në përgjigje të tarifave të përgjithshme të SHBA-së për çelikun dhe aluminin. Ekzekutivi i BE-së tha megjithatë tha se mbetet i hapur për negociata. Tarifat e rritura të presidentit amerikan Donald Trump prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit hynë në fuqi të mërkurën pasi skaduan përjashtimet e mëparshme, kuotat pa taksa dhe përjashtimet e produkteve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Komisioni Evropian tha se do t’i japë fund pezullimit aktual të tarifave për produktet amerikane më 1 prill dhe se tarifat e saj do të jenë plotësisht në fuqi deri më 13 prill. “Kundërmasat që marrim sot janë të forta, por proporcionale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro”, iu tha gazetarëve shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “BE duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin e saj” Tarifat e pezulluara zbatohen për produktet që variojnë nga varkat, motoçikletat, dhe BE-ja tha se tani do të nisë një konsultim dy-javor për të zgjedhur kategori të tjera produktesh.