Rutte shkon në Amerikë, do të takohet me Trumpin NULL NULL 14.07.2025 07:05 14.07.2025 07:05 Foto nga NATO - Donald Trump dhe Mark Rutte Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashington sot dhe nesër. Sipas njoftimit të NATO-s, Rutte do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Njoftimi nuk zbuloi arsyet e vizitës së Ruttes, por Trump tha së fundmi se ShBA do të ishte e gatshme të furnizonin me armë Ukrainën nëpërmjet aleancës dhe se ai do të bënte një “deklaratë të madhe” të hënën, transmeton Klankosova.tv.