Rusia u bën thirrje Izraelit dhe ShBA-së të ndalojnë luftën me Iranin NULL NULL 12.03.2026 12:31 12.03.2026 12:31 Rusia i bëri thirrje të enjten Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara që t’u japin fund sulmeve të tyre ndaj Iranit dhe të ulen në tryezën e negociatave. “Rusia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund përshkallëzimit në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të zgjidhur çdo kontradiktë me mjete paqësore”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Numri i viktimave të veprimit të paligjshëm ushtarak të Uashingtonit dhe Tel Avivit midis popullsisë civile të Iranit, sipas autoriteteve, është në mijëra”, tha ajo.