Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

NULL NULL
12.05.2024 14:50
Foto nga arkiva: Kharkivi i Ukrainës
Foto nga arkiva: Kharkivi i Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte totalin në nëntë.

Ministria deklaroi dje se kishin marrë fshatrat ukrainas të Borysivka, Ohirtseve, Pylna dhe Strilecha, të cilat të gjitha janë drejtpërdrejt në kufirin me rajonin Belgorod të Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët rusë thanë se kishin pushtuar edhe një fshat tjetër, Pletenivka, ndërkaq tani kanë pretenduar edhe katër të tjera: Hatyshche, Krasne, Morokhovets dhe Oliinykove.

 

 

lajme të ngjashme