Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia përqendrohet në pushtimin e plotë të Donbasit, thotë shefi i ushtrisë ruse

NULL NULL
25.03.2022 15:32

Shefi i ushtrisë ruse, ka thënë se tani Rusia do t’i përqendrojë përpjekjet e saj “në çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbasin.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për operacionin e saj special ushtarak, ku njëri përfshinte të gjithë Ukrainën dhe tjetri me fokus në rajonin e Donbasit.

Ndërsa, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Sergey Rudskoy, ka thënë se 93 përqind e rajonit të Luhanskut dhe 54 përqind e rajonit të Donteskut ishin nën kontrollin rus.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet ukrainase që ishin bllokuar dhe tha se Rusia do të reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën, diçka që Presidenti Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin e saj derisa objektivat e vendosura nga Putin të ishin arritur, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, pa specifikuar se cilat ishin objektivat.

 

lajme të ngjashme