Rusia paralajmëron Danimarkën, nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut NULL NULL 03.05.2024 18:58 03.05.2024 18:58 Rusia ka paralajmëruar Danimarkën se nëse nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut do të hakmerret, duke e konsideruar si një akt armiqësor, shkruan The CopenhagenPost, përcjell Klankosova.tv Derisa, në anën tjetër, Danimarka ka hedhur poshtë sugjerimet se do të fillojë të kontrollojë cisternat ruse që lëvizin nëpër ujërat e saj për të përcaktuar nëse ata kanë dokumentacionin e duhur. Ngushticat Baltike – të vetmet dalje natyrore nga deti Baltik në Atlantikun e Veriut janë jashtëzakonisht të vështira për t’u lundruar dhe autoritetet ndërkombëtare detare rekomandojnë fuqimisht përdorimin e pilotëve me njohuri të specializuara lokale.