Rusia i hakmerret Serbisë së “fortë” në 3×3, ia shuan shpresat për të artën NULL NULL 28.07.2021 12:55 28.07.2021 12:55 Serbia është mposhtur nga Rusia në basketboll 3×3 për meshkuj në Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’, me rezultat 10:21. Debutimi i 3×3 në Olimpiadë, e ka gjetur Serbinë si një ndër kombëtaret më të mira në botë për këtë sport. Pretendenti kryesorë u eliminua në gjysmëfinale nga Rusia, mirëpo kjo e fundit po cilësohet si Komiteti Olimpik Rus (ROC) dhe atletët e saj konsiderohen si neutral, për shkak se Rusisë i është ndaluar që të përfaqësojë vetën me ngjyrat dha flamurin e saj. Kombëtarja tjetër e cila po cilësohet si favorite, Letonia ka kaluar në finale pasi mposhti Belgjikën me rezultat 21:8. Tani ata do të përballen me ROC (Rusinë) në finale, njofton Klankosova.tv. Kurse Serbia pritet të ndeshet kundër Belgjikës për medalje të bronztë. Kujtojmë se në fazën e grupeve Serbia kishte mposhtur ROC (Rusinë) me të njëjtin rezultat, 21:10.