Rusi: Gjykata refuzon apelin e gazetarit të WSJ për akuzën e spiunazhit NULL NULL 26.01.2024 12:35 26.01.2024 12:35 Gazetari, Evan Gershkovich Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan të premten se reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich kishte humbur apelin kundër dënimit të tij. 32-vjeçari është shtetasi i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh që nga viti 1986 kur shërbimi sekret sovjetik i KGB-së, Nicholas Daniloff, korrespondent i Moskës për US News and World Report, u arrestua, shkruan Deutsche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv. Periudha e paraburgimit të Evan Gershkovich … zgjatet me dy muaj … deri më 30 mars”, tha gjykata në Telegram. Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Stuart Wilson mori pjesë në seancën dëgjimore, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, sepse autoritetet pretendojnë se disa detaje në procedurë janë të klasifikuara.