Rubin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së pa asnjë provë, njollë për drejtësinë ndërkombëtare (VIDEO) NULL NULL 29.10.2025 21:11 29.10.2025 21:11 Ish-ndihmës sekretari i Shtetit të ShBA-së, James Rubin, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Rubin në një intervistë për Atlantic Council, ka thënë se lutet që Gjykata Speciale të mos nxjerrë një vendim dënues, pasi sipas tij, një akt i tillë do të ishte i dëmshëm për Kosovën dhe për të ardhmen e drejtësisë ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv. “Lutem që kjo të mos ndodhë. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre që dhanë jetën për liri”, tha Rubin, për median amerikane. Rubin theksoi se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së pa prova konkrete do të cenonte rëndë besimin në tribunale ndërkombëtare. “Të shpallen fajtorë pa asnjë provë… do të ishte një njollë e tmerrshme për sistemin juridik ndërkombëtar. Do të dëmtonte për një kohë të gjatë gatishmërinë për të krijuar sërish një tribunal ndërkombëtar si ky”, u shpreh ish-diplomati amerikan. /Klankosova.tv