Rubikon sonte: A po e çon posti i Presidentit vendin drejt zgjedhjeve të reja? NULL NULL 07.04.2026 18:25 07.04.2026 18:25 Përplasja Kurti-Osmani dhe një përballje e mundshme elektorale janë në qendër të emisionit të sotëm Rubikon në Klan Kosova. Me panelin e ftuar për sonte, do të tentohet t’u jepet përgjigje pyetjeve në vijim: – Kush e mobilizon më shumë elektoratin në një ballafaqim mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit? – A po hyn raporti i tyre në një fazë të përplasjes së heshtur? – Kush po e kontrollon realisht procesin e zgjedhjes së Presidentit? – Dhe a po hyn Kosova në një fazë të re tensionesh institucionale? Në panel: Dukagjin Gorani, Azdren Shala, Rrahman Paçarizi dhe Bekim Çollaku. Klan Kosova, 20:45.