Ruani ngjyrën e rrobave duke i larë me piper NULL NULL 10.09.2018 11:00 10.09.2018 11:00 Me kalimin e kohës, rrobat humbin bardhësinë dhe butësinë e tyre – thjesht humbin cilësinë e tyre. Pas larjes së rrobave, edhe nëse janë të reja, ato ende duken shpesh herë çuditshëm, të çrregullta dhe të vjetëruara. Por ne kemi një zgjidhje shumë të lehtë për këtë. E gjitha që ju duhet është një lugë piper i zi i përzier me detergjentin që e përdorni zakonisht për larjen e rrobave tuaja, transmeton Klan Kosova. Duket e çuditshme por kështu rrobat nuk do të humbasin as ngjyrën e as cilësinë e tyre. Në fakt, do të duken sikur sapo i keni blerë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se nëse i lani rrobat siç sugjerojmë, me pak piper të zi, ju duhet t’i lani me ujë të ftohtë.