Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ruajtja e zorshme e veriut nga bombat (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 29.06.2023 20:42

Qetësia nuk iu zgjati shumë. Me urgjencë policëve iu kërkua gatishmëri për reagim.

Krah tyre u vendosën menjëherë edhe kolegët që iu erdhën si përforcim, raporton Klan Kosova.

E kur u sigurua perimetri, këta morën urdhrin që menjëherë të fillojnë kontrollimin e një veture të dyshimtë të parkuar pranë këtyre banesave në vendin që njihet si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Veç me fillim, punë iu doli me një qytetare serbe të revoltuar e cila deshi të kalojë çdo zyrtar policor e të shkojë te vendi i ngjarjes.

Megjithatë, kur ajo u kthye pas, puna që zgjati disa minuta kulmoi me arrestimin e pronarit të veturës ku u gjet një armë zjarri e cila u konfiskua bashkë me targat e parregullta të veturës.

E kur e përfunduan aksionin, policët u kthyen te pika e improvizuar statike.

Disa zunë vend edhe në vetura zyrtare e private, pasi kabina e tyre ku qëndruan deri mëngjesin e së enjtes u dogj nga persona të panjohur. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme