Rritet presioni ndaj Starmerit për dorëheqje NULL NULL 21.06.2026 19:04 21.06.2026 19:04 Sir Keir Starmer po e shqyrton të ardhmen e tij politike, ndërsa rritet presioni mbi të për të njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kjo vjen ndërsa aleati i kabinetit, Peter Kyle, tha se kryeministri po merrte në konsideratë “realitetet politike” pasi fitorja e Andy Burnham në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield javën e kaluar i hapi rrugën atij për të sfiduar për udhëheqjen e Partisë Laburiste, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pas rezultatit, kryeministri është përballur me kërkesa të reja nga ministrat e lartë për t’i hapur rrugën Burnhamit duke përcaktuar një afat kohor për largimin e tij. Dhe në një goditje të madhe për udhëheqësin e Partisë Laburiste të sfiduar, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Sir Keir “do të japë dorëheqjen si kryeministër”, ndërsa sulmoi karrierën e tij në detyrë.