Delegacioni iranian proteston pas kërcënimeve të Trump NULL NULL 21.06.2026 18:46 21.06.2026 18:46 Delegacioni iranian që aktualisht po merr pjesë në bisedime në Zvicër ka paraqitur një protestë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi negociatorët e saj pak kohë më parë, raportuan mediat shtetërore iraniane. “Delegacioni iranian i ka paraqitur një protestë palës amerikane dhe tani po shqyrton mundësitë për një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimeve të fundit verbale të Donald Trump”, shkroi në X Press TV, një kanal mediatik shtetëror në Iran, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Trump thotë se SHBA mund ta “marrë kontrollin” e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja me Iranin Në një telefonatë me Fox News sot, Trump tha se ShBA-të mund të “marrin kontrollin” e Ngushticës së Hormuzit nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Iranin dhe kërcënoi delegacionin iranian që është mbledhur në Zvicër. Trump kërcënon Iranin me sulme të reja