Rryma në Kosovë: Sa paguajmë, prodhojmë, e sa shpenzojmë? (VIDEO) NULL NULL 04.04.2025 11:49 04.04.2025 11:49 Gazetari Enis Reçica ka bërë një hulumtim se sa energji elektrike prodhon Kosova, e qytetarët sa paguajnë e shpenzojnë. Sipas tij, shpenzimi i energjisë elektrike ka arritur pikun e saj në dhjetor/janar 2024-2025, transmeton Klankosova.tv. “Janë tri lloj basenesh, apo hapësirash, ku njihen që kanë më resurse të linjitit. Pjesa më e madhe e tij është në Obiliq, Prishtinë e Fushë Kosovë. Ky lloj bazeni besohet të ketë rreth 10.09 miliardë ton linjit”, u shpreh Reçica në “Ora Shtatë”. “Bazeni tjetër, në Dukagjin, besohet të ketë 2.24 miliardë ton, di dhe në pjesën e Drenicës, konkretisht në Drenas e Skenderaj besohet se ka 106 milionë ton pasuri të thëngjillit. Ky lloj resursi është tejet i mjaftueshëm për një periudhë afatgjate, nëse duam të prodhojmë energji elektrike”. “Termocentrali Kosova A prodhon diku 34 për qind të energjisë që ne e shfrytëzojmë, termocentrali Kosova B 55.17 për qind, më pas prodhime nga hidrocentrali kemi më pak, diku rreth 8.79 për qind. Ndërsa prodhimin nga termocentralet me energji solare i kemi më të ulëta.” “Në vitin 1985 kemi konsumuar shumë pak, rreth 500 kW/h, ndërsa në vitin 2021 kemi shpenzuar 1400 kW/h. Pikun e kemi kapur në muajin dhjetor 2024, dhe janar 2025, që kemi shkelur deri në 1500 kW/h”, tha ai. Për më shumë, ndiqni videon në linkun e mëposhtëm: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota 6 days
Ekonomi Thirrja e OEAK-së ndaj qeverisë për heqjen e tarifave për mallrat amerikane, lajm në mediat në ShBA (VIDEO) 6 days
Ekonomi Dhoma e Tregtisë e shqetësuar: Taksa e SHBA-së ndaj Kosovës, rëndon edhe më shumë ekonominë 1 week