Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rrush me kosha” në NBA, Bulls e Hawks shënojnë 302 pikë në kohë të rregullt

NULL NULL
22.12.2025 13:07

Ndeshja përfundoi me një gjuajte që u huq.

Por, deri në sekondën e fundit të lojës, gjithçka kishte të bënte me sulme që kryheshin suksesshëm. Prandaj, ballafaqimi mes Atlanta Hawks dhe Chicago Bulls mori fund me një rezultat të pazakontë 152 me 150. Fitues doli ish ekipi i basketbollistit më të mirë që njeh historia e këtij sporti, Michael Jordan.

Kjo ishte ndeshja me më së shumti pikë në kohën e rregullt të sezonit, deri tashti.

“E pashë rezultatin në pushim dhe ishin 83 pikë, ishte çmenduri,” tha Matas Buzelis, i cili shënoi 28 pikë për Bulls, duke humbur vetëm një gjuajtje për tri pikë nga këndi nga 8 sa i gjuajti krejt. “Edhe ajo më dukej e mirë”, shtoi ai.

Bulls shënuan 152 pikë pavarësisht se humbën 13 gjuajtje të lira, përfshirë disa në dy minutat e fundit, kur Haëks bënë një rikthim të furishëm që pothuajse barazoi rezultatin.

Ani së shënoi shumë, Chicago pranoi shumë pikë, po ashtu.

“Ne nuk është se njihemi si një skuadër e madhe mbrojtëse,” tha trajneri i këtij ekipi, Billy Donovan, teksa kërkoi ndjesë për fitimin e një ndeshjeje ku pësuan kaq shumë pikë.

Trajneri i Hawks, Quin Snyder e pranoi se mbrojtja e ekipit të tij nuk funksionoi, ndonëse ua kishte tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij se Bulls luajnë me një ritëm të shpejtë.

Më i miri lojtar i Atlantas ishte Trae Young që përfundoi me 35 pike dhe nënte asiste në vetëm 26 minuta lojë.

lajme të ngjashme