Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrugëtimi i vietnamezes nga lufta në falje

NULL NULL
23.06.2015 10:36
Vietnamezja, Kim Phuc, është 52 vjeçare. Por jeta e saj morri kthesë në moshën 9 vjeçare. Kjo sepse fotoja e saj, e cila vraponte rrugës e zhveshur dhe e djegur në vitin 1972, kishte bërë xhiron e botës. Tash shumë vite më pas, ajo nuk urren mirëpo ka gjetur rrugën e saj drejtë faljes. Ajo ka themeluar një fondacion, në ndihmë të fëmijëve që i mbijetojnë luftës.

 

Imazhi i një vajze 9 vjeçare, 43 vite më parë, që vraponte rrugëve e djegur dhe e zhveshur, kishte prekur gjithë njerëzit përreth botës.

Shumë njerëz janë shprehur që ishte pikërisht ky moment i cili shënoi  përfundimin e luftës së Vietnamit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Gjithmonë do e mbajë mend atë ditë të tmerrëshme, kur vraponim nga jeta në vdekje”, shprehet Kim Phuc, vajza nga fotoja ikonike.

Tash 43 vite më pas, Kim Phuc është 52 vjeçe dhe jeton jashtë Torontos.

Ajo është një grua, një nënë dhe e mbijetuara që ka dominuar faqet e para të gazetave në vitin 1972.

Ajo shprehet që në fillim, ishte shumë e turpëruar për foton.

Por më vonë, ajo e kuptoi që fotoja e përshkruan atë që ajo e quan “rruga drejtë paqes”.

Tash Phuc, përveç të qenit nënë dhe grua, ajo gjithashtu është një ambasadore e vullnetit të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo vit, ajo udhëton nëpër botë për të treguar historinë e saj, dhe mbi të gjitha për të rritur ndërgjegjësimin rreth brutalitetit që mbart lufta.

Ajo e ka themeluar Kim Foundation International, një fondacion bamirës në ndihmë të fëmijëve që kanë mbijetuar nga lufta.

“Unë jam shumë falenderuese, që me foton time mund të punojë për paqe”, shprehet Phuc.

Ajo shprehet që ajo vajza e vogël që shihet në foto, “nuk vrapon më, por fluturon”.

Në vitin 1972, Phuc jetonte në fshatin Trang Bang, në veri të Saigon.

Ajo bashkë me familjen e saj, ishin të strehuar në një tempull, kur dëgjuan aeroplanët.

Nga frika ata kishin vrapuar jashtë, për të shpëtuar.

Phuc e mban mend, nxehtësinë në trup dhe dhimbjen që e ndjente, kjo sepse bombat kishin një materie të lëngshme e të djegshme që ngjitet në lëkurën e njeriut.

Phuc për të ndjerë më pak dhimbjen e djegieve i kishte larguar rrobat nga trupi, dhe kishte vrapuar.

Ishte pikërisht ky momenti, kur një fotoreporter e kapi foton e tij të jetës.

Fotoreporteri, Nick, atëbotë ishte vetëm 21 vjeçar.

“Shikova nëpërmes tymit dhe e pash një vajzë të zhveshur… duke vrapuar”.

“Nuk mund të besoja që ajo ishte djegur aq keq”.

“Pasi e fotografova, e ula aparatin dhe u mundova ta ndihmojë”, u shpreh Nick për CNN.

Pas këtij rasti, Phuc kishte qëndruar më shumë se një vit në spital.

Familja e saj frikësohej se nuk do të mund të shërohej.

Në atë kohë, edhe Phuc dëshironte më shumë vdekjen se sa jetën.

Mirëpo gjithçka ndryshoi kur ajo u lidh më shumë me fenë katolike.

Ajo mësoi që të fal.

“Mësova të fal”.

“Unë me të vërtetë dëshirojë që ta falenderojë Zotin, që ma ka shpëtuar jetën”.

“Çfarëdo që më ka ndodhur, unë kam mundësi që të jem gjallë, të jem e shëndetëshme, dhe të kem mundësi që të i ndihmojë të tjerët”, u shpreh Phuc.

lajme të ngjashme